24/02/2024

Të dielën në orën 13:40 në rrugën e qarkore përreth liqenit të Mavrovës, në Mavrovë, ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin një veturë “Matiz” me targa regjistrimi të Shkupit e drejtuar nga 25-vjeçari A.N. nga Shkupi dhe një motor “Kavasaki” gjithashtu me targa të Shkupit, e drejtuar nga personi F.S. nga Shkupi. Në aksident, motoristi F.S. ka pësuar lëndime të rënda trupore të konstatuara në Spitalin e qytetit “8-shtatori” në Shkup, ku u transferua për të ofruar ndihmë mjekësore. Në vendin e aksidentit, inspektimin e ka kryer një ekip nga SPB-Tetovë. (U.H)