Aktorja e njohur turke, Ebru Sahin dhe basketbollisti shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Cedi Osmani të premten e kurorëzuan lidhjen e tyre me martesë.
Ata u martuan në Ohër, me ç’rast publikuan edhe pamje nga festa.
Të veshur në të bardha, çifti duket mjaft i lumtur.
Nga pamjet e publikuara nga Ebru në instastory shihet se në festën e tyre këndoi këngëtari i njohur shqiptar, Bertan Asllani.








