9.8 C
Skopje

ALARMANTE/ Beqarovski: Numri i pacientëve me Covid 19 do të rritet me shpejtësi

Mjeku nga Klinika e Toksikologjisë dhe profesori në Fakultetin e Mjekësisë, Niko Beqarovski ka bërë të ditur se në periudhën e ardhshme do të rritet numri i të infektuarve shumë shpejtë me Covid-19.

Numrat e statistikave ditore të Covid-it do të rriten me shpejtësi si pasojë e ardhjes së Omicron-BA 4 dhe 5 dhe ky është lajmi i keq.

Lajmi i mirë është se spitalet edhe më tutje do të jenë gjysmë bosh – ka shkruar Dr. Bekarovski në Facebook.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit janë 168 raste të reja nga 1101 të testuar, që është një shkallë e lartë mbi 15 për qind e të testuarve.

28 prej tyre janë riinfeksione, thanë zyrtarët shëndetësorë.