Aleanca për Shqiptarët sot do ta mbajë Kuvendin qendror të partisë në Shkup, ku do të konfirmohet dorëheqja e Zijadin Selës.
Në Kuvend duhet të zgjidhet ushtruesi i detyrës së kryetarit të Aleancës për Shqiptarët.
Sela më 21 gusht të këtij viti dha dorëheqje pas rezultateve të dobëta në zgjedhjet e fundit për këshilltarë në Këshillin e Komunës së Tetovës, në të cilat Aleanca për Shqiptarët nuk fitoi asnjë mandat. Sela më pas bëri të ditur se nuk do të kandidojë më për kryetar partie pasi siç tha ai sipas statutit këtë të drejtë e ka vetëm dy herë. Sela u rizgjodh si personi i parë i ASH në Kongresin e mbajtur më 27 mars të këtij viti.
Gjithashtu, në Kuvend pritet të diskutohet edhe për dorëheqjen e deputetes Ilire Dauti nga pozita e koordinatores së grupit parlamentar të Aleancës për Shqiptarët.