6.8 C
Skopje

Aleanca rrezikon edhe një komunë tjetër shqiptare. Në Dollnen përkrah LSDM-në

Deklarata e Arben Taravarit, nënkryetarit të Aleancës për Shqiptarët se do të përkrahin çdo kandidat që nuk është nga rradhët e BDI-së ka krijuar konfuzion tek qytetarët shqiptarë të vendit. Ky subjekt politik është në gjendje të rrezikojë komunat shqiptare vetëm e vetëm që të kënaq interesat e saj grupore.

Kjo për faktin se në disa komuna në balotazh janë Bashkimi Demokratik për Integrim dhe kandidatët e subjekteve politike maqedone. Rast konkret është komuna e Dollnenit, ku në rrethin e dytë do të përballen Urim Ibeski nga BDI dhe Adnan Xhaferovski nga LSDM.

Sipas këtij qëndrimi, aludohet në atë se Aleanca për Shqiptarët do të votojë kandidatin e LSDM-së në Dollnen duke defaktorizuar votuesin shqiptar në këtë vendbanim.