13/04/2024

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim me anë të një video mesazhi i është drejtuar kombit nga selia e partisë në Reçicë të Vogël.

Nga atje ai ka deklaruar se BDI-ja dhe po edhe vet personalisht ai është gati për t’i prirë betejës së fundit dhe vendimtare për bashkim dhe integrim bashkë me ju

Sipas Ahmetit, zgjedhjet, parlamentare dhe presidenciale, janë të një rëndësie vendimtare në këtë betejë.

Nëpërmes këtij video mesazhi, Ahmeti ka zyrtarizuar edhe kandidaturën e Bujar Osmanit që i futet kësaj gare si kandidat për president i mbështetur nga BDI-ja.

“Bujari ka dëshmuar vetën në skenën vendore dhe ndërkombëtare dhe ka ngadhnjyer në betejën kundër Rusisë si dhe ka qenë pjesë e ekipit tonë për ndryshimin e Kushtetutës, anëtarësimin në NATO dhe nisjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian. Me Bujarin po e nisim referendumin më të rëndësishëm të kohës dhe betejën e rradhës për ta fituar besimin tuaj që ta zgjedhim Presidentin në Kuvend me shumicë të dy të tretave të votave dhe me Badinter, për të realizuar vizionin tonë për President konsensual. Ky besim i juaji do të na mundësojë që me hapjen e kushtetutës ta realizojmë edhe Marrëveshjen me Bulgarinë dhe ta zhbllokojmë integrimin europian dhe kështu i themi Rusisë, IK!”, tha Ahmeti, raporton indeks.mk

Sipas Ahmetit, pa e rrumbullakësuar këtë proces, puna e tij nuk ka përfunduar dhe ai nuk e braktisë rrugën tone dhe nuk do ta lë kombin në në udhëkryq dhe nuk do e lë punën përgjysëm, thotë se nuk është rehat pa e nxjerr këtë vend në dritë.

“Unë jam gati për ti dal Zot edhe kësaj sfide, për ti prirë edhe kësaj beteje dhe për ta rrumbullakësuar rrugëtimin tonë të përbashkët, faqëbardhë, krenarë dhe me dinjitet, Na zgjatni dorën, na jepni fjalën, ta lidhim besën edhe këtë herë sepse nuk do t’ju zhgënjejmë! Ju e dini se Unë e mbaj fjalën!”, deklaroi ai mes tjerash./indeks.mk/