8.8 C
Skopje

Ali Ahmeti: Duhet të punojmë më shumë për vendin tonë!

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti në foltoren e Kuvendit tha se shteti është në rrugë të duhur dhe se për këtë duhet të gjithë bashkë të punojnë edhe më shumë.

“Jemi në rrugën e duhur, por duhet të punojmë më shumë për vendin tonë”, kështu tha kreu I BDI-së Ali Ahmet nga Kuvendi duke folur për interpelancën të cilën opozitarja VMRO e ka ngritur për Talat Xhaferin.

Ai tha se për momentin duhet guximi i të gjithë politikanëve për të zgjidhur problemet e të gjithë qytetarëve.

“Qytetarët ti bashkërëndojnë punët që janë me leverdi për shtetin dhe qytetarët. Kemi bërë punë të mira bashkë me LSDM-në, është shumë e vërtetë. Të lëmë fytyrë që nesër të përshëndetemi në rrugë sepse njerëz jemi”, tha Ahmeti.