13/07/2024

Në Gllogjan, sot, në shënimin e ditëlindjes së atdhetarit Hilmi Haradinaj, mori pjesë kryetari i BDI Ali Ahmeti bashkë me kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovci bashkë me Ali Ahmetin dhe bashkëluftëtarë e qytetarë të shumtë.

“Familja Haradinaj bëri shumë për Kosovën, Baca Hilmi, kujtohet nga të gjithë ne që e njohëm për guximin atdhetar, kontributin dhe shembullin e prindit qëndrestar, prindit të paepur të dy heronjve, Luanit dhe Shkëlzenit”, ka shkruar Lladrovci.

Postimi i plotë i Lladrovcit:

Në Gllogjan, me Ali Ahmetin, bashkëluftëtarë, shokë dhe qytetarë të shumtë, sikur viteve të shkuara, shënuam ditëlindjen e Bacit Hilmi.

Familja Haradinaj bëri shumë për Kosovën, Baca Hilmi, kujtohet nga të gjithë ne që e njohëm për guximin atdhetar, kontributin dhe shembullin e prindit qëndrestar, prindit të paepur të dy heronjve, Luanit dhe Shkëlzenit.

Bashkë me Aliun, takuam nënën Rukë të cilës i uruam shëndet të plotë dhe lumturi me familjen, bijtë, bijat, nipa e mbesat.

I përjetshëm është kujtimi për Hilmi Haradinajn!

https://www.instagram.com/p/Cy1UdxQNuhV/?img_index=1