Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka pritur në takim veprimtarin e çështjes kombëtare, doktor Florin Ramadanin.
Ahmeti në faqen e tij në Facebook, shkruan se me doktor Ramadanin biseduan mbi aktualitetin politik në vend ai dhe situatën në rajon.
Statusi i plotë:
Sonte me Doktor Florin Ramadanin, anëtar i këshillit tonë kombëtar dhe veprimtar i hershëm, kuvenduam për shumë tema.
Biseda jonë nisi nga ndryshimet kushtetuese, situata në rajon, deri tek zhillimet afirmative dhe të përbashlëta për një Bashkim Demokratik për Integrim edhe më të fortë dhe më të unifikuar në zgjedhjet e ardhshme.
Shqiptarët në rajon janë më mirë se kurdoherë, por kemi akoma shumë punë për të bërë, gjithmonë bashkë.