13/04/2024

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti sot në një ceremoni të organizuar në Këshillin komunal të Prizrenit, është shpallur Qytetar Nderi.

Nga PDK në Prizren uruan Ahmetin për pranimin e këtij titulli, teksa e cilësuan të njejtin si reformues dhe mbrojtës të interesa kombëtare për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.

“I nderuar vëllau jonë, Ali Ahmeti, mirë se erdhe në Prizren. Vlerësojmë sot një politikan si Ali Ahmeti i cili reformoi jo vetëm shqiptarët por edhe maqedonasit në Maqedoninë e Veriut, sepse ndryshoi politikën dhe mëndësinë e politikës së dikurshme atje, që shqiptarët janë të paaftë për të kryer punë shtetërore dhe për tu përfaqësuar siç duhet institucionalisht. Me shfaqjen e Ali Ahmetit në skenën politike në RMV shqiptarët fituan përfaqësim të drejtë dhe dinjitoz, teksa dhe pala tjetër maqedone u mësua t’i shoh shqiptarët në pozita udhëheqëse në Maqedoni. Abaz Gjuka dha kontributin e tij madhor dhe ne luftën e Kosovës, misioni i tij i cili vazhdon ende edhe sot, duke mbrojtur dhe shtyer përpara çështjet me rëndësi jetike për shqiptarët në Maqedoni dhe rajon”. /indeks.mk