11/12/2024

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka uruar 2 Gushtin – Ditën e republikës duke theksuar se 120 vite më parë popujt e vendit tonë do të bëheshin bashkë rreth një kauze jetike, asaj të lirisë dhe barazisë kundër pushtuesit.

Ajo kryengritje e përbashkët e vitit 1903, shkruan Ahmeti, është udhërrëfyesi më i mirë i bashkëveprimit tonë për të mirën e përgjithshme dhe zhvillimin, si dhe kundër të keqes izoluese dhe përçarëse.

“Sot është edhe çasti i duhur të reflektojmë mbi atë që kemi arritur bashkë gjatë një rrugëtimi të gjatë e të lodhshëm, të kujtojmë paqen që solli Marrëveshja e Ohrit, integrimin në NATO dhe të mendojmë se si bashkë të konkretizojmë misionin e integrimit në Bashkimin Europian. Urime të gjithë qytetarëve të vendit Ditën e Republikës!