04/10/2024

Partisë së Afrim Gashit, “Alternativës” e cila për çdo ditë gjen nga një “alternativë” për të qenë sa më afër VMRO-DPMNE-së dhe Hristijan Mickoskit, frenuesve kryesore të procesit integrues të vendit, po i pengon homazhi dhe përkujtimi i figurave të ndritura të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK), shkruan Indeks.mk

 

Edhe pse partia e “GASHVE” ka mbetur vetëm me një deputet në Kuvend, me Gashin e “vogël” me yll në ballë, do të bëjë paralele mes patriotizmit real dhe aty të rremë.

 

Atyre u paska mbetur hatri pse kreu i BDI-së Ali Ahmeti u ka thënë parti e vogël, dhe pse zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi ka deklaruar se në këto momente vendimtare për integrimin e vendit në BE nuk kemi nevojë për shumë patriotizëm të rrejshëm, por për vendime të rëndësishme politike dhe të mençura.

 

Por, ama në asnjë mënyrë nuk ka thënë se Afrimi i “vogël” nuk mund të shkruaj ta zëmë një shkrim përkujtimor për Ismet Jasharin – Komandant Kumanovën, apo të vendoste një buqetë me lule dje në përmendoren e shenjtores Nënë Teraza.

Në mungesë të një pragmatizmi politik dhe një veprimi real, duke tentuar të kopjon populizmin e rrejshëm të VMRO-DPMNE-së, Alternativa e Gashit ka deklaruar se:

“Kur përfaqësuesit e BDI-së nderojnë figurat e UÇK-së është normale dhe e ligjshme”, ndërsa kur këto bëjnë “hajgare” me proceset strategjike që janë vitale për shqiptarët, siç është integrimi në BE, është e paligjshme.

Jo e paligjshme, asnjë funksionarë se ka thënë këtë! Por, shumë jeshile, shumë veprim “axhamillëku”!

E sa për UÇK-në normal se është e ligjshme, pasi që pa nënshkrimin e saj nuk do e kishim sot Marrëveshjen e Ohrit, e cila ua ka garantuar shqiptarëve të drejtat kolektive, e përtej kësaj.

Madje edhe të drejtën që Alternativa të fol sot kundër – UÇK-së!

Afrim Gashi as nuk ka guxim, as vizion, por vetëm është duke ndjekur recetat propagandistike të VMRO DPMNE-së dhe Hristijan Mickoskit.(Indeks.mk)