Ambasada Amerikane në Shkup pritet që t’i shqyrtojë ndryshimet në Kodin Penal, me të cilat parashihet zvogëlimi i dënimeve për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe për bashkëpunim kriminal, të cilat u miratuan në Kuvend pas procedurës së shkurtuar.
“Nuk i kemi parë ndryshimet në Kodin Penal të miratuara së fundmi në parlament. Ne mezi presim t’i shqyrtojmë ato dhe shpresojmë që ato të jenë në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe proceset ligjore”, thanë nga Ambasada e SHBA-ve për TV 24.
Delegacioni i Bashkimit Evropian tha dje se nuk mund të komentojë ende përdorimin e flamurit të BE-së në këtë rast konkret.
Ndryshimet në Kodin Penal u miratuan dje me 48 vota “për”, 36 “kundër” dhe një të përmbajtur.