0.8 C
Skopje

Ancelotti: Pas Real Madridit ndoshta do të pensionohem. Benzema? Është “Topi i Artë”

Carlo Ancelotii udhëhoqi Real Madrid drejt titullit të 35-të në historinë e klubit, teksa fundjavën që shkoi skuadra madrilene mori edhe trofeun e La Ligas, pasi fituan matematikisht edhe titullin kampionë për këtë vit.

Një trofe që padiskutim ishte shumë i rëndësishëm edhe për vetë teknikun italian, i cili bëhet një nga trajnerët e parë që arrin të fitojë tituj kampion në top-5 ligat kryesore më të mëdha europiane.

Në një intervistë për “Prime Video”, Ancelotti flet për herë të parë për daljen në pension. “Pas Realit, po, ndoshta do të ndalem. Nëse klubi më mban këtu për dhjetë vjet, do të stërvitem për dhjetë vjet.

Por do të doja të isha me nipërit e mbesat e mia, shkoj me pushime, me gruan time, ka kaq shumë gjëra për të bërë që kam lënë jashtë që do të doja t’i bëja. Do dojë të shkonim në shumë vende ku nuk kam qenë kurrë, si për shembull në Australi nuk kam shkelur asnjëherë”.

Tekniku italian ka vetëm fjalë të mira për Karim Benzema, i cili po përjeton sezonin e tij më të mirë ndonjëherë te Real Madrid.

“Një nga karakteristikat e tij dhe karrierës së tij ka qenë vazhdimësia. Ai gjithmonë ka përparuar, nuk ka pasur ulje-ngritje, ka qenë vazhdimisht në nivele të larta. Ndoshta tani është në nivelin më të lartë.

Ai e menaxhon veten sepse është një profesionist i madh, shumë modest, një lojtar i madh. Benzemasë nuk i thuhet asgjë, kjo është e vërteta. Ai zgjidhi shumë ndeshje për ne, ai ishte vendimtar në këtë sezon. Për momentin ai është një nga lojtarët më të famshëm në botë dhe ruan një përulësi të madhe, dhe besoj se kjo është forca e tij. Dhe ai do të fitojë Topin e Artë”, ka theksuar Ancelotti.

Ancelotti nuk e fsheh dëshirën për një aventurë si trajner i një Kombëtareje, e cila do të ishte si  qershia mbi tortë e një karriere të paimitueshme.

“Po, do të kishte një kombëtare. Sigurisht jo në këtë Botëror, por në atë të 2026, pse jo? Kanadaja? Pse jo? Do të doja, sigurisht, ata bënë shumë mirë”, ka përfunduar intervistën e tij tekniku aktual i Real Madridit. /f.a/abcnews.al