0.8 C
Skopje

Ancelotti: Rezultati ndryshohet, s’u mbrojtëm mirë! Nuk kam ç’them për Benzema

schedule09:55 – 27 Prill, 2022

Carlo Ancelotti, trajneri i Real Madrid, pas humbjes së gjysmëfinales së parë kundër Manchester City deklaroi: “Rezultati nuk është i mirë, pasi kemi pësuar katër gola. Nuk mbrojtëm mirë. Kur kishim topin u krijonim probleme, por duhet të mbrohemi më mirë. Ky është një rezultat që mund të ndryshojë në ndeshjen e kthimit.

Manchester City është një ekip shumë i fortë, e tregoi edhe në këtë ndeshje. Gjithsesi ne u përballëm denjësisht. Çelësi për të kaluar në finale është të mbrojmë mirë. Nuk mund të mbulosh një pozicion me katër mbrojtës, duhet të vendosësh edhe një mesfushor.

Duhet të tregohemi më të vëmendshëm. Kishim mundësi kur zotëronim topin, vuajtëm pak që të nxirrnim topin, por duhet të kemi besim në vetvete”.

“Asnjëherë nuk jemi menduar që të ndryshojmë atë që gjuan penalltitë, kemi besim të plotë. Ai ndryshoi mënyrë gjuajtje, pasi tani po e prisnin të gjithë të gjuante në të djathtë ndaj e dërgoi në qendër.

Gjithçka në rregull, çfarë të them! Shpresojmë te Bernabeu, te magjia e Bernabeut. Manchester City është një skuadër që luan shumë mirë, gjëja e keqe është që na ka shënuar katër gola. Gjëja e mirë është që i kemi shënuar tre”. / abcnews.al