Analisti Ben Andoni, i ftuar në Debat nga Alba Alishani në A2 CNN, u shpreh se BDI është një parti jashtëzakonisht e organizuar në mënyrë kapitale dhe ka marrë jo vetëm përgjegjësi të mëdha.
“Ju e dini që Tetova ka qenë një nga qytetet industriale më të zhvilluara të ish-Jugosllavisë, sot është një nga qytetet më të mjeruara. Ka dy universitetet dhe nuk ka librari, teatër, industri. Shqiptarët administrojnë Tetovën dhe nuk pastrojnë as mbeturinat”, tha mes tjerash Andoni.
Talat Xhaferi është në pikën më të lartë të kurbës së tij të meritokracisë. Kryetar i parlamentit është posti më i lartë për shqiptarët.
“Nëse vutë re, kur fliste zoti Xhaferi, shqiptarët janë bilingue, ata ishin të gjithë me kufje. Maqedonasit duhet ta kenë të rrënjosur këtë pjesë të qëndrimit me shqiptarët”, tha Andoni.