20/07/2024

Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti gëzon mbështetjen më të madhe tek qytetarët nga të gjithë liderët e partive tjera politike shqiptare dhe jo vetëm.

Këtë e tregon matja e fundit e realizuar nga Instituti për Kërkime Politike, IPIS, mes dative 18 dhe 21 qershor të vitit 2024, njofton indeks.mk

Duke u bazuar në këtë matje kreu i integristëve, Ali Ahmeti gëzon 8.4% të mbështetjes së qytetarëve dhe asnjë nga liderët tjerë shqiptarë nuk gëzon këtë mbështetje.

Sipas kësaj matje liderët e tjerë as nuk mund ti afrohen Ahmetit, pasi kanë mbështetje shumfish më të vogël se ai.

Matja e IPIS tregon se pas Ahmetit, vjen Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti me 2.2%, Afrim Gashi dhe Arben Taravari me nga 1.8%.

Veҫ kësaj, sipas matjes Ahmeti gëzon mbështetje më të madhe nga qytetarët edhe se ish kryeministri, Kovaҫevski, ish kreu i LSDM-së, Zoran Zaev dhe ish kryeministri Nikolla Gruevski po edhe më shumë se Dimitar Apasiev dhe Maksim Dimitrievski./indeks.mk/