20/07/2024

Bashkimi Demokratik për Integrim do të ishte fitues absolut i zgjedhjeve parlamentare nëse ata do të mbaheshin javën e ardhëshme. Këtë e thotë matja e fundit e Institutit për Kërkime Politike IPIS, njofton indeks.mk

Sipas matjes së fundit të realizuar nga ky institute mes datave, 18-21 qershorë del që Bashkimi Demokratik për Integrim do të merrte 8.9% të votave të qytetarëve dhe pas sajë do ta linte koalicionin VLEN, “Levicën” e Dimitar Apasiev dhe Lëvizjen “ZNAM” të Maksim Dimitrievskit.

Sipas matjes, koalicioni VLEN do të merrte 7.8 dhe kështu do të ishte vetëm forca e dytë shqiptare pas Bashkimit Demokratik për Integrim.

Në matje janë përfshirë edhe dy partitë e tjera maqedonase, sipas sondazhit, VMRO-ja e Mickoskit në rast të zgjedhjeve javën e ardhëshme do të merrte 28.0% të votave kurse Lidhja Social Demokrate vetëm 10.1% të votave./indeks.mk/