11/12/2024

Komisioni shtetëror për parandalimin e korrupsionit (KSHPK) do ti rekomandojë Entit shtetëror të revizionit (ESHR) që të bëjë revizionin e procedurave të prokurimit publikë në komunën e Çairit.

“Në lidhje me pyetjen tuaj drejtuar Komisionit shtetëror për parandalimin e korrupsionit, nëse komisioni ka formuar lëndë apo ka vepruar në lidhje me pretendimet nëse Komuna e Çairit ka lidhur disa kontrata për prokurim publik me dy kompani që kanë të njëjtin pronar, ju njoftojmë se KSHPK nuk ka formuar lëndë për këto pretendime. Pasi bëhet fjalë për më shumë furnizime publike do ti rekomandojë Entit shtetëror për revizion që të bëjë revizion të funksionimit të Komunës së Çairit, veçanërisht në fushën e procedurave të prokurimit publil”, thuhet në përgjigjen me shkrim të KSHPK për portalim “Politiko.mk”

Nga viti 2020 deri në vitin 2023 – komuna e Çairit ka ndarë 16 milionë euro për tenderë për dy kompani “Baur BG Doo” dhe “EnergoInvest Trejd” të cilat kanë të njëjtin pronar, Gordana Dimitrova.

Sipas ligjit për furnizime publike në këtë rast ka konflikt interesi nëse dy kompani me të njëjtin pronarë marrin tenderë nga i njëjti institucion publik (organ shtetëror).

Sipas të dhënave me të cilat disponon portali “Politiko”, tandemi i famshëm i komunës së Çairit, Visar Ganiu dhe Izet Mexhiti kanë lidhur edhe 23 marrëveshje furnizimi në vlerë prej 4.113.165 euro me kompaninë “Baur BG”, si dhe marrëveshje në vlerë prej 11.091.674 euro për sheshin “Skënderbeu”, që në total është 15.204.843 euro.

Sipas të dhënave nga Byroja për furnizime publike Komuna e Çairit me firmën “Bauer BG” për Sheshin “Skënderbeu” në Shkup disa herë ka nënshkruar marrëveshje shtesë, ndërsa projekti ideor fillestar i këtij sheshi që parashikonte edhe parkingje nëntokësore dhe lidhje të dy pjesëve të qytetit nuk është realizuar ashtu. Projekti edhe pse ka pësuar ndryshime përsëri nuk ka marrë formën e projektuar dhe planifikuar. (Politiko.mk)