Pasiqë humbi kreun e partisë në kuvendin e djeshëm të ASH-së, Arben Taravari duket që po humb edhe kontrollën e tij.
Qëndrimet e tij, ai i shpreh vetëm përmes rrjeteve sociale dhe si duket nuk ka guxim të del të njejtat ti thotë hapur në media.
Duke e humbur kontrollën ai nuk e din dhe çfarë shkruan, për kë shkruan dhe kë ofendon.
Në postimin e fundit të tij, ai ka ofenduar rëndën kryeministrin shqiptar, Edi Rama duke e krahasuar kështu mik të afërt me presidentin serb Vuçiq.
Postimi i plotë:
Një vëmendje aspak e natyrshme po vjen nga Beogradi drejt Maqedonisë.
President serb Aleksandër Vuçiç është shprehur për zgjedhjet tek ne duke qarë hallin e kujt?!
Të ndonjë lideri maqedonas ultra-nacionalist do mendonte çdo njeri duke u mbështetur në historinë e Vuçiçit?! Jo!
Besojeni apo jo po Aleksandër Vuçiç i ka qarë hallin Ali Ahmetit!!!
Ka thënë se Albin Kurti, kryeministri i Kosovës, do të fitojë mbi Ali Ahmetin dhe do të qeverisi Maqedoninë!
1.Prej kur Ali Ahmeti është në interesat serbe aq shumë madje sa atë ta cilësojnë si lider të Maqedonisë?!
2.Mirë Artan Grubi është në krizë ankthi dhe e kuptojmë që i flet deliri kur blasfemon duke e vendosur Ali Ahmetin në pozitat e Zotit…por Vuçiç?!
3.Pse ta përjetojë me kaq ankth humbjen e pritshme të Ahmetit?!
4.Si mundet që një serb si Vuçiç që nuk i ka fare me sy të mirë shqiptarët (përjashto disa nga Shqipëria), t’i bëj Fushatë Ali Ahmetit?!
Pyetje, pyetje, pyetje…me përgjigje që i di ndoshta vetëm Aliu dhe Aleksandri!