13/04/2024

Arben Ziberi deputet i BDI-së ka qenë i ftuar në emisionin Zoom në TVM2 ku u biseduan shumë tema, e njëra ndër ta edhe zgjedhjet presidenciale.

Ziberi tha se kandidatin e BDI-së për president Bujar Osmanin e ka vlerësuar lartë edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama i cili në një deklaratë për media ka thënë se ka shumë dëshirë që në kabinetin e ti të Qeverisë të ketë një ministër si Bujar Osmani.

Kujtojmë se Bujar Osmani ka udhëhequr me Ministrinë e Jashtme të Maqedonisë së Veriut me të cilin ka marrë vlerësime të larta nga faktori ndërkombëtarë për mënyrën spektakolare të përfaqësimit të Maqedonisë së Veriut në arenën ndërkombëtare.