18/01/2025

Për shkak të mosnënshkrimit të Marrëveshjes Kolektive nga Parlamenti për rritjen e rrogave, sot të gjithë punonjësit e Universitetit të Tetovës dolën në protesta. Në mesin e tyre u panë edhe edhe tre profesorët dhe deputetë të Bashkimit Demokratik për Integrim Arbër Ademi, Fisnike Bekteshi Shaqiri dhe Arta Bilalli Zendeli si dhe drejtori nga radhët e BDI-sw, Festim Halili.

Ademi tha se ata punojnë në këtë universitet dhe solidarizohen me kërkesat e punonjësve. Ai shtoi se e kanë dorëzuar propozim ligjin për plotësim të ligjit për arsimin e lartë, i cili do të përfshijë dispozitat e marrëveshjes kolektive që universiteti ka lidhur me kryetarin e Kuvendit në dhjetor të 2022.

“Unë personalisht edhe Arta Bilalli Zendeli edhe Fisnike Bekteshi Shaqiri punojmë në këtë universitet dhe sigurishtë që solidarizohemi me një protestë të tillë. Por gjithashtu ashtu siç kemi premtuar gjatë ditës së shtunë ne sot në mëngjes kemi dorëzuar propozim ligj për plotësim të ligjit për arsimin e larte me çka do të kemi unifikim të pagave në nivel nacional të të gjitha universiteteve publike. Ajo çka duhet të duhet ta sqarojmë përpara opinionit është pengesa ligjore, kryetari i Kuvendit edhe pse dëshiron nuk do të mund të lidhë marrëveshje kolektive në këtë fazë për arsye se janë shpallur zgjedhjet mirëpo të gjitha ato dispozita të cilët kanë të bëjnë me. Pagat dhe të cilat janë të përfshira në marrëveshjen kolektive dhe të cilën Universiteti i Shën Kirilit dhe Metodit në dhjetor të 2022 e ka lidhur me kryetarin e parlamentit, dhe të njëjtat i kemi korporuar në propozim ligj ndërsa ligji vlen për të gjitha universitetet”, tha Ademi.

Ai ka shpresuar se propozimi ligjor do të procedohet në një seancë të posaçme të Kuvendit dhe ka bërë thirrje të gjitha partive të përkrahin iniciativën e tij. Për zgjidhjen e ofruar ai tha se shpreson që të rrumbullakësohet brenda javës.

“Shpresoj që gjatë ditës së nesërme më së voni pasnesër të kemi seancë të posaçme ku do të procedojmë me propozim ligjin edhe të njëjtën temë e kemi diskutuar edhe sot në koordinim te kryetari i Kuvendit ku u kam bërë thirrje të gjitha partive që ta përkrahin iniciativën tonë, pra të Bashkimit Demokratik për Integrim dhe partië politike të shumicës parlamentare kanë nënshkruar janë bashkangjitur kësaj iniciative të cilat tashmë është dorëzuar në Kuvend. Erdha sot këtu që së bashku të protestojmë por edhe të ofrojmë një zgjidhje, për të cilën shpresojmë që brenda javës të rrumbullakësohet ashtu siç dëshirojnë punonjësit qofshin mësimdhënës apo personel administrativ apo teknik, të gjithë ata që janë punësuar në universitet meritojnë të kenë paga të unifikuara në nivel nacional në të gjitha universitetet”, tha Ademi. /indeks.mk