24/06/2024

Arbër Ademi nga Fronti Europian në një prononcim live në emisionin “Click Plus” në TV21 deklaroi se koalicioni nuk pranon rezultatin e rivotimit në zonën e gjashtë zgjedhore.

Arsyet për një qëndrim të këtillë, sipas Ademit, qëndrojnë në faktin se deri në ora 22:00, Komisioni Shtetëror Zgjedhor nuk ka publikuar rezultatin zyrtar. Kjo sipas Ademit lë hapësirë serioze dyshimi për parregullësi.