
Deputeti i BDI-së, Arbër Ademi është në ClickPlus në TV21.
Duke folur për konventën promovuese, tha se dallon shumë nga konventa e opozitës.
“Konventa promovuese e kandidatit për president, Bujar Osmani dallon edhe në aspekt të përmbajtjes dhe në vizualitet. Ne aspak nuk e shohim problem opozitën shqiptare, nuk përbëjnë shqetësim për ne. Është një konventë e stilit amerikan”, tha Ademi.