3.8 C
Skopje

Arbër Ademi takoi zyrtarin e lartë amerikan, Xhons: jemi më të sigurtë si anëtarë të NATO-s

Kryetari i Komisionit për Cështje Evropiane, deputeti i BDI-së, Arbër Ademi, sot ka zhvilluar takim me Zëvendës/ndihmës sekretarin e Departamentit të Shtetit për sigurinë evropiane, Dagllas Xhons

Ademi dhe Xhons kanë diskutuar lidhur me zhvillimet politike në vend dhe në rajon.

Deputeti i BDI-së ka theksuar se zhbllokimi i procesit të integrimit evropian i vendit do të garantojë siguri, stabilitet dhe zhvillim më të qëndrueshëm për rajonin, bazuar në rrethanat me të cilat po përballet e gjithë bota, respektivisht Bashkimi Evropian.

Gjithashtu, Ademi ka shprehur mirënjohje të thellë për mbështetjen e SHBA-s, ndaj Maqedonisë së Veriut në periudhat më të rëndësishme për vendin.

Ai ka vlerësuar se Maqedonia e Veriut tashmë është edhe më e sigurtë si anëtare e NATO-së, ku SHBA-të kanë një meritë të veçantë për anëtarësimin e vendit tonë në mesin e shumë vendeve anëtare.

Ja postimi i plotë i Ademit:

“Sot, kisha nderin dhe kënaqësinë që në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut ta takojë Zëvendës/ndihmës sekretarin e Departamentit të Shtetit për sigurinë evropiane, z. Dagllas Xhons
Me z. Xhons diskutuam për zhvillimet politike në vend dhe në rajon.

Zhbllokimi i procesit të integrimit evropian të vendit do të garantojë siguri, stabilitet dhe zhvillim më të qëndrueshëm për rajonin, bazuar në rrethanat me të cilat po përballet e gjithë bota, respektivisht Bashkimi Evropian.

Gjithashtu, Maqedonia e Veriut tashmë është edhe më e sigurtë si anëtare e NATO-së, ku SHBA-të kanë një meritë të veçantë për anëtarësimin e vendit tonë në mesin e shumë vendeve anëtare.

SHBA-të mbeten një ndër mbështetësit kryesorë të vendit tonë në të gjitha sfidat që kemi kaluar dhe ato që na presin në të ardhmen” ka shkruar Ademi.