-5.2 C
Skopje

Arbër Ademi takon nënkryetarin e Parlamentit të Kroacisë, Vidoviç


Deputeti, Arbër Ademi i shoqëruar nga deputetët, Snezhana Kaleska-Vançeva, Zhaklina Peshevska, Halil Snopçe dhe ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Republikën e Kroacisë, Milaim Fetai gjatë vizitës së punës në Republikën e Kroacisë, ka zhvilluar takim me nënkryetarin e Parlamentit të Kroacisë, Davorko Vidoviç.

Gjatë takimit është diskutuar për rrugën e integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut.

“Maqedonia e Veriut i ka arritur dhe përmbushur plotësisht rekomandimet e Bashkimit Evropian dhe u dakorduam se integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor është vendimtar për stabilitetin dhe prosperitetin e rajonit dhe Evropës në tërësi” ka deklaruar Ademi.