Deputeti i BDI-së, Arbër Ademi, ka përgënjeshtruar koalicionin opozitar VLEN i cili sot në një konferencë për media në legjislaturë akuzoi qeverinë se projektligji për lojërat e fatit në nenin 10 parashikon heqjen e objekteve të basteve por jo të kazinove.
Ademi thotë se synimi i VMRO-DPMNE-së dhe opozitës shqiptare është që të mos miratohet ky ligj, në mënyrë që, siç tha ai, të vazhdojë monopoli i një kompanie që është themeluar në mënyrë kriminale disa vite më parë.
Statusi i plotë:
Ligjin tonë e mbështet lëvizja anti-bixhoz dhe të gjithë qytetarët që janë kundër bastoreve dhe kazinove, përveç opozitës shqiptare dhe VMRO DPMNE.
Sot nga foltorja e Kuvendit opozita manipuloi brutalisht dhe paturpësisht opinionin me këtë çështje e cila është e rëndësishmë për mbrotjtjen e rinisë tonë.
Kolegët deputetë tashmë opozitar ose nuk e kuptojnë ose manipulojnë ose mundohen të justifikohen për mosvotimin e ligjit.
Të gjitha bastoret dhe automat klubet, si dhe tombolat e tipit të mbyllur, si dhe lojrat elektronike të fatit, pa marr parasysh a emërtohen si “Kazino” do të duhet të largohen minimum 500 metra nga objektet shkollore dhe këtë e parasheh ligji I propozuar.
Z. Mexhiti, nga mosdija ose qëllimisht, flet për Kazinot të cilat sipas ligjit mund të hapen vetëm në objektet e Hoteleve me minimum 4 yje dhe në të cilat hyrja e mysafirëve është rreptësisht e kufizuar me regjistrimin e secilit person që hyn me dokument identifikimi dhe i cili shënohet në librin e evidencës , gjë e cila pamundëson hyrjen e të miturve, rrespektivisht nën moshën 18 vjecare.
Të tilla në vendin tonë ka vetëm 6 objekte dhe janë të vendosura në hotelet me 4 dhe 5 yje, kryesisht në Gjevgjeli.
Që të jetë edhe më e qartë , çdo objekt i Kazinos është i obliguar të sigurojë mbikëqyrjen e hyrjes dhe daljes në kazino duke regjistruar vizitorët me dokument identifikimi dhe mbikëqyrjen e vazhdueshme audio-video, pra kontrollin e pritjes, duke regjistruar hyrjen dhe daljen në kazino.
Tregojuni njerëze që keni marrë anën e kazinove dhe bastoreve e mos gënjeni në mënyrë qyqare!!! /indeks.mk