03/10/2024

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqipërim Arifi i ftuar në emisionin Klan Debat tha se për dallim nga shqiptarët në Preshevë, shqiptarët në Maqedoninë e Veriut kanë avansuar dukshëm në pozitën e tyre politike dhe politikave reformuese për politikë të barabartë.

Arifi tha shqiptarët në RMV tashmë janë shtetformues, kanë pozita të rëndësishme shtetërore, madje dhe kryeministër shqiptar.

“Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut janë shtetformues, keni kryeministrin shqiptar, pse jo tanimë kërkohet edhe president shqiptar. Shqiptarët këtu kanë avansuar shumë, për dallim nga shqiptarët në Preshevë, që nuk i kemi këta të drejta, ndaj vëmendja e juaj, Kosovës apo Shqipërisë duhet të kthehet më tepër nga ne, sepse ende jemi nën ndikim të politikave serbe. Nëse është tërhequr politika serbe nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut, mos harroni që vazhdojnë po të njejtat politika ende në Preshëve, sepse diskriminohemi dhe nuk kemi të drejtat që realisht duhet t’ gëzojmë, madje po tentojnë tashmë të na largojnë përmes metodës së ndryshimit/korigjimit të adresave të banimit…”, tha Arifi. /tvklan.mk