01/12/2024

Armend Mehaj, ish-ministri i Mbrojtjes, ka reaguar pas sulmit terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit. Ai tha se djemtë e Policisë së Kosovës ia zbardhën fytyrën vendit përpara krejt botës dhe treguan vlerën e tyre.

“Si kalorësit e Skënderbeut, këta e shpëtuan atdheun nga rreziku dhe treguan cilësi, sinqeritet dhe respekt jo vetëm për popullin në rrezik, por edhe ndaj armikut terrorist. Një armik që ka pas mbas vetes një aparat të tërë shtetëror nga një shtet fqinj me të gjitha furnizimet dhe logjistik. Këtë e dinë edhe aleatët tanë”, tha Mehaj.

Mehaj ka theksuar rëndësinë e Kosovës për të marrë Programin e Partneritetit për Paqe dhe për të bërë anëtarësimin në NATO.

“Nëpër botë vlera e përvojës, gatishmërisë dhe vendosmërisë ë këtyre djemve tanë ka në dispozicion miliarda euro. Me fjalë të tjera, edhe 10.000 euro rrogë në muaj nuk e shpaguajnë rrolin e tyre tejet të rëndësishëm”, tha Mehaj.

Ish-ministri i Mbrojtjes gjithashtu theksoi se, Fondi i Sigurisë është i rëndësishëm për të gjitha institucionet e sigurisë dhe përmendi edhe dronët Bayraktar.

“Dronat tregojnë vlerën e tyre të paimagjinueshme dhe nevojën për to. Djemtë që punojnë me to duhen më shumë përkushtim, sepse ata janë thesari i çmuar i tërë Kosovës. Koordinimi me forcat amerikane është shumë i rëndësishëmi”, tha Mehaj.