Dy serbë janë arrestuar në Banjskë të Zveçanit. Zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, bëri të ditur se gjatë arrestimit u gjet një sasi e konsiderueshme e armëve në një makinë që ishte parkuar në parking të një hoteli. Hetimet vazhdojnë për të zbuluar lidhjen e tyre me sulmin ndaj policisë.
“Vetura ka qenë e parkuar në parking të një hoteli. Rasti do të hetohet dhe do të shohim nëse personat e arrestuar kanë të bëjnë me sulmin ndaj policisë”, tha Elshani.
Deri tani, numri i të arrestuarve ka arritur në tetë.