12/10/2024

Tre deputetet e VMRO-DPMNE-së, LSDM-së dhe BDI-së sonte ishin në emisionin debativ “Click Plus” në TV21.

Snezhana Kançevska-Vançeva nga VMRO-DPMNE dhe Arta Bilalli Zendeli nga BDI u futën në një debat të ashpër për amendamentet kushtetuese dhe më pas Marrëveshja Kornizë e Ohrit u bë temë.

Bilalli Zendeli e pyeti Lasovskën nëse është kundër Marrëveshjes Kornizë.

“Nuk do të keni partner qeveritar në të ardhmen, sepse ju intereson Marrëveshja Kornizë e Ohrit”, tha Bilalli Zendeli.

Lasovska iu përgjigj kësaj:

Narrativa e BDI-së dhe shantazhit nuk po ikën më. Nuk di si t’ju shpjegoj. Unë thashë se Marrëveshja Kornizë e Ohrit është në Kushtetutë”.