Ish deputetja e Bashkimit Demokratik për Integrim, Arta Bilalli Zendeli lërmes një postimi në rrjetet sociale ka folur për të gjithë ata që akuzojnë BDI-në, kinse ua uli pazarin.
Thotë se autorë të shumtë janë marrë me çështjen e legjitimitetit, ndaj ekzistojnë definicione të ndryshme dhe analiza të shumta.
Shton se në demokraci, pushteti mund të fitohet në disa mënyra, por autoriteti i pushtetit fitohet vetëm në një mënyrë edhe ate nga populli.
Reagimi i plotë:
Për të gjithë ata që thonë se “BDI ua uli pazarin”:
Autorë të shumtë janë marrë me çështjen e legjitimitetit, ndaj ekzistojnë definicione të ndryshme dhe analiza të shumta. Por, ka një definicion sipas të cilit: “Në demokraci, pushteti mund të fitohet në disa mënyra, por autoriteti i pushtetit fitohet vetëm në një mënyrë edhe ate nga populli”.
Në këtë drejtim, Vlen vërtetë hyri në pushtet me dorën e zgjatur nga partia fituese në bllokun maqedonas, por autoritet të pushtetit nuk kanë sepse nuk i fituan zgjedhjet, autoritetin nuk ua dha populli.
Rrjedhimisht, pa fitore në zgjedhje nuk ke autoritet dhe nuk do ta keshë deri sa të fitosh andaj askush nuk ua uli pazarin, përveç vetë hyrja juaj në Qeveri si humbës.