03/10/2024

Zëvendëskryeministri Artan Grubi në emisionin 360 shkallë deklaroi se BDI do të ketë kandidat të vetin për president, mirëpo kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti nuk do te jetë pjesë e kësaj gare.

Grubi shtoi se BDI ka kuadro të mrekullueshme që mund të garojnë për president.

“Kemi pasur diskutime me Arben Taravarin si dhe me opozitën shqiptare të dalim me një kandidat të përbashkët apartiak, por ata dolën me Taravarin duke e bërë të gjithë procesin politik, ndaj dhe ne si BDI do të kemi kandidatin tonë. Kemi edhe në shumë emra të cilët mund të jenë pjesë e kësaj gare, mundet edhe Bujar Osmani sepse është i shkëlqyeshëm mirëpo sidoqoftë vendimi do të jetë sa më shpejtë. Ali Ahmeti nuk do të jetë, sepse ai qëndron storik në qëndrimin e tij që është misionar e jo funksionar”, deklaroi Grubi.