11/10/2024

Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi, ka uruar të gjithë qytetarët e komunitetit boshnjak për ditën ndërkombëtare të tyre. Ai shprehu besimin se, duke i tejkaluar së bashku sfidat shtetërore, vendi do të integrohet në Bashkimin Europian.

Statusi i plotë:

Themelet e shëndosha të paqes, zhvillimit dhe perspektivës sonë progresive qëndrojnë mbi respektin ndaj vlerave identitare të njëri – tjetrit, andaj sot uroj të gjithë bashkëqytetarët tanë të komunitetit boshnjak me rastin e ditës ndërkombëtare të popullit të tyre.

Le të rikujtojmë sot të gjitha ato sfida që i tejkaluam bashkë gjatë këtyre tre dekadave, përcaktimet e përbashkëta progresive për të etabluar vlerën e barazisë, për të trasuar rrugën tonë të përparimit mbi vlerat europiane.

Ashtu siç qëndruam përballë çdo vështirësie në mbështjetje të njëri – tjetrit dhe për të mirën e vendlindjes sonë, le të vazhdojmë bashkë hapin drejt finalizimit të misionit për integrim në Bashkimin Europian.

Urime 28 shtatori – Dita Ndërkombëtare e Boshnjakëve!