16.8 C
Skopje

ASH-ja dhe Besa assesi të heqin dorë nga VMRO-ja

Aleanca për Shqiptarët vazhdon edhe më tutje të koalicionojë me VMRO-DPMNE-në koalicion ky që u prish sa për sy e faqe para mediave.

Se ASH-ja është ende në koalicion me VMRO-në anti-evropiane e dëshmon fakti se partia e Selës mban ende pozitat që i ka ofruar Danella Arsoska në momentin e koalicionimit, pozitën e nënkryetares së Qytetit dhe synon drejtori të re pas shkarkimit të Zudi Kokës.

Jo vetëm aq, po është pikërisht nënkryetari i partisë, Arben Taravari ai që nuk ka shkarkuar ende sekretarin e Komunës së Gostivarit i cili vjen pikërisht nga VMRO-ja dhe disa drejtor shkollash të cilat me vetë dëshirë ia ka ofruar VMRO-së pasi këto të fundit e ndihmuan ta fitojë Gostivarin.

Se e kanë ndihmuar në garën për të parin e Gostivarit, Taravari e pranoi vetë ditë më parë ku tha se ka pasur koalicion me VMRO-në në Gostivarë, për më tepër tha se ka marrë edhe urdhra nga Arsoska dhe ekipi i sajë gjatë fushatës.

Përpos ASH-së “përçarje” mes vete ka edhe Lëvizja Besa.

Krahu i nënkryetarit, Arjanit Hoxha sipas informacioneve kërkon prishjen e koalicionit dhe shkarkimin e drejtorëve që VMRO-ja ka në Tetovë, por që kundërshtohet nga kreu i pastisë dhe Tetovës, Bilall Kasami për shkak të një koalicioni të mundshëm me VMRO-në në zgjedhjet e 20 gushtit për këshillin e komunës së Tetovës./Indeks.mk/