21/01/2025

Aleanca për Shqiptarët e udhëhequr nga Zijadin Sela ka reaguar ndaj qëndrimit të shprehur të kandidatit për President të vendit, Arben Taravari për “Kushtetutë qytetare” duke e cilësuar këtë si veprim që na kthen 25 vite prapa, që fshin shqiptarët, të gjitha të drejtat e fituara gjatë këtyre dy dekadave që janë të garantuara me Kushtetutën aktuale.

Ata akuzojnë Taravarin se është pjesë e skenareve të Mickosit dhe i bëjnë thirrje që të mos vejë dorë në të drejtat e shqiptarëve për të arritur qëllime karieriste personale.

Reagimi i plotë i Aleancës për Shqiptarët:

JO propozimit të Taravarit dhe Mickoskit për “Kushtetutë qytetare” dhe fshierjen e shqitarëve nga Kushtetuta Dënojmë në formë të prerë deklaratat e nxitura fillimisht nga VMRO-DPMNE dhe të plasuara së fundmi edhe nga Arben Taravari për Kushtetutë “qytetare” dhe për fshierjen e bashkësive etnike nga Kushtetuta.

Ky propozim na kthen 25 vjet pas, fshin shqiptarët dhe të gjitha të drejtat e garantuara me Kushtetutë, shfuqizon Marrëveshjen e Ohrit, ndryshimet
Kushtetuese për barazi të shqiptarëve, Ligjin per përdorimin e giuhëve, mekanizmin e Badenterit, përfaqësimin e drejtë dhe adekuat dhe shumë të
drejta të tjera të fituara në dy dekadat e fundit.

Taravari me deklaratat e këtilla dëshiron të bëjë me shtetin, atë që nuk arriti të bëjë me Aleancën për Shqiptarët kur propozonte që ta riemertojë si Aleanca per Qytetarët. Në ndryshimet kushtetuese të vitit 2018 ishte kusht i Aleances per Shqiptarët heqja e termit “qytetarët qe jetojnë” sepse i bënte shqiptarët
banorë të përkohshëm, por fatkeqesisht sot dëgjojmë propozim për rikthim të këtij termi pikërisht nga ish bashkëpartiaku jonë.

I bëjmë thirje edhe një herë që të heq dorë nga skenaret e rrezikshme të Mickoskit dhe VMRO-së dhe të mos ven dorë në të drejtat e shqiptarëve për të arritur qellime karieriste personale.