27.8 C
Skopje

ASH pranon që ka bashkëpunuar me VMRO-në, por a do vazhdoj bashkëpunimi?

ASH i ka dhënë fund bashkëpunimit me VMRO DPMNE-në, me të cilën siç thonë vetë këta kanë bashkëpunuar deri dje.

Aleanca për Shqiptarët nëpërmjet një konference për shtyp në selinë e Tetovës ka bërë të ditur se do të ndërpresi bashkëpunimin e deritanishëm që kanë pasur me VMRO-DPME-në.

Kjo vjen si pasojë e incidentit të djeshëm gjatë protestave ku vëllai i një prej eksponentëve të ASH-së me detyrë drejtor në Ndërmarrjen e Higjienës Komunale shtiu me armë zjarri, ndërsa ky i fundit u shkarkua nga detyra nga ana e kryetares së Qytetit të Shkupit.

“SI PASOJË E ZHVILLIMEVE TË FUNDIT NE I JAPIM FUND BASHKËPUNIMIT ME VMRO-NË DUKE MOS LEJUAR MË TË DËMTOHEN SHQIPTARËT”, THONË NGA ASH.