01/12/2024

Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele (ASHMAA) dënon fjalimin tejet vulgar dhe të papërshtatshëm të kryetarit të partisë politike “E Majta”, të të Dimitar Apasiev në rrjetin social Facebook, i cili i referohet televizionit “Kanal5”.

“Përskaj etiketimit dhe diskreditimit publik të mediumit dhe personit përgjegjës të tij, “E Majta” u bën thirrje edhe për bojkotim, gjegjësisht mos-reklamim në “Kanal5”, duke përmendur një antifushatë të organizuar sistematike.

Komunikimi jo i duhur ndikon negativisht në lirinë e shprehjes, mbi të gjitha në periudha të ndjeshme si ato parazgjedhore, dhe cenon dinjitetin e punonjësve të medias”, thuhet në reagimin e ASHMAA.