Pamjet e dronit konfirmuan përfshirjen e Milan Radojiçiq në sulmin terrorist në Banjskë. Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, beson se Radojiçiq do të përgjigjet pozitivisht ftesave të institucioneve të drejtësisë në Serbi. Megjithatë, avokati Mahmut Halimi nuk beson në këto deklarata.
“Këto deklarata absolutisht nuk përkojnë me realitetin dhe gatishmërinë e tij që të bashkëpunoj me organet e Republikës së Kosovës, të cilat siç e kemi parë sa e sa herë, nuk i pranon as që ekzistojnë. Dhe unë nuk e besoj se Vuçiq do ta sakrifikoj personin kryesor ose arterien kryesore të tij për krime të cilat ndodhin edhe në Kosovë edhe në Serbi”, ka thënë Halimi.
Avokati Halimi thekson se për të zbardhur plotësisht çështjen në Banjskë, duhet një angazhim më i madh i komunitetit ndërkombëtar.
Në lidhje me krimet e kryera në Banjskë, gjykimi i Radojiçiqit në Kosovë është i pamundur për shkak të mungesës së bashkëpunimit juridik me Serbinë. Është e nevojshme një përfshirje më e madhe e ndërkombëtarëve për të zbardhur plotësisht çështjen.