13/07/2024

Nënkryetari dhe Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Elmi Aziri e ka cilësuar si të çuditshëm komunikimin e kreut të partisë me organet e partisé.

Si, Ziadin Sela, Krenar Lloga, Ilire Dauti po edhe Elmi Aziri ka thënë se ofertat për koalicionime deri tani nuk kanë ardhur në organet e partisë.

Kujton se vendimi i vetëm që ka kaluar në Kuvend, është që ASH-ja të shkojê e vetme në zgjedhje.

Reagimi i plotë:

I çuditshëm komunikimi i Kryetarit të partisë me organet e partisë përmes rrjeteve sociale! Organet e partisë janë të zgjedhura në mënyrë legjitime! Suspendimi i tyre nga rrjetet sociale nuk i shërben frymës së Aleancës që e kemi ndërtuar! Ofertat për koalicionime deri tani nuk kanë ardhur në organet e partisë! I vetmi Vendim i Kryesisë së partisë është që Aleanca duhet të del e vetme në zgjedhje!