13/04/2024

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Elmi Aziri i ftuar në emisionin “Klan Debat” në Tv Klan Macedonia, komentoi dhe deklaratën e fundit të kreut të Komunës së Gostivarit, Arben Taravari, i cili ka thënë se i kishte propozuar partisë që të dalin vetë në zgjedhje.

Aziri tha se Taravari bie ndesh me vendimet e veta për shumë çështje rreth partisë dhe zgjedhjeve.

“Kjo që e ka thënë Taravari bie ndesh me vendimin e zotëri Taravarit, sepse po të donte që ai të shkonte vetë në zgjedhje, atë mundësi e ka pasur sepse ai ka qenë vendimi i kryesisë qëndrore, dhe nuk ka pasur arsye që të ndodhnin të gjitha ato ndodhi. Meqenëse procesi gjyqësor për vulat e partinë nuk ka përfunduar, unë nuk mendoj se zoti Taravari ka në pronësi që ti japë dikujt diçka, në bindjen tonë ASH-ja është këtu”, tha Aziri.  /tvklan.mk