4.8 C
Skopje

Baba i një djali, Simon Cowell do të martohet për herë të parë në moshën 62-vjeçare


Ylli i “Britain’s Got Talent”, Simon Cowell u fejua me Lauren Silverman, në fund të vitit të kaluar. Tashmë është zbuluar se ata do të lidhin martesën para miqve dhe familjes në Londër brenda pak javësh.

“Simon mezi pret që të ketë Lauren si gruan e tij. Ai ka marrë përsipër planifikimin dhe data është caktuar në qershor. Ceremonia do të zhvillohet në Londër, me djalin e tyre Eric në qendër të altarit, natyrisht. Simon dhe Lauren po presin me padurim që të bashkohen me familjen dhe miqtë e tyre për të lidhur martesën. Ka kaluar një kohë e gjatë dhe tani Simon dëshiron ta marrë Lauren në altar sa më shpejt që të jetë e mundur”, tha një burim për gazetën britanike The Sun.

Kujtojmë që më herët, 62-vjeçari, i cili ka qenë në një lidhje me Lauren që nga viti 2013 zbuloi se po bënte të gjithë planifikimin për ditën e madhe të çiftit, sepse nuk donte që festimet të dilnin “jashtë kontrollit”.

“Po i planifikoj të gjitha, përndryshe e di se çfarë do të ndodhë, do të jenë 600 njerëz dhe do të dalë jashtë kontrollit, si festa ime e ditëlindjes së 50-të. Askush nuk e di se kur do të jetë, kjo do të jetë një surprizë, edhe për Lauren.

Por unë nuk dua të kem një nga ata planifikuesit e dasmave me të gjitha argumentet që ndodhin, kë fton dhe kë nuk fton. E gjithë gjëja duket thjesht si shumë bezdisje, kështu që po merrem vetë”, tha Simon.

Çifti janë prindër të një djali tetë vjeçar, të cilin e kanë pagëzuar me emrin, Eric./abcnews.al