13/04/2024

Ish ministri Xhelil Bajrami në një intervistë për portalin TS ka folur në lidhje me krijimin e VLEN-it dhe “Frontin Europian”. Sipas tij VLEN është krijuar për interesa perosnale të disa individëve.

“VLEN janë parti shqiptare të vogla të grumbnulluara për interesa të kryetarëve të partive të tyre. Nuk e shoh si dorë e zgjatur e ndonjërit, andaj do të doja që të shoh një program të VLEN-it në sferën ekonomike, sociale. Fuqia politike e tyre besoj se do të jetë shumë e vogël” thotë Xhelil Bajrami për portalin TS.

Sa i përket “Frontit Eurpian” Bajrami nenënvizon se është bërë në kohën e duhur dhe në momentin e duhur.

“Fronti Europian është në momentin e duhur, në kohën e duhur. Besoj se ky front do të dij të menaxhoj në mënyrë të suksesshme dhe një fitore të madhe që e pret Frontin bashkë me komunitetet tjera që jetojnë në RMV” tha Bajrami.

Xhelil Bajrami më tej shtoi se tani është vërtetuar se i vetmi front është pro Evropës.

Ndryshe në këto zgjedhje do të kemi dy blloqe “Frotni Europian” dhe VLEN që të dy blloqet politike kanë kandidatin e tyre për President.

Nga Fronti Europian është Bujar Osmani i cili ka numrin 4, ndërsa nga VLEn është Arben Taravari me numër 6. Zjgedhjet do të mbahen me 24 Prill për President ndrësa me 8 Maj për zgjedhjet parlamentare./TS