07/09/2024

Këngëtari i popullarizuar që ka një ngritje të shpejtë të popullaritetit, Bardhi, erdhi në Shkup si më i ri në Peace Festival, krahas legjendave si MC Kresha, Tuna, Ledri…

Nuk e lamë rehat pa “e grryer” pak, për të na rrëfyer diçka që na interesonte ne dhe vetë publikn e gjerë.

-Për së dyti herë në Shkup mbahet PEACE festival si e komentoni mbajtjen e këtij organizimi?

-Më pëlqen shumë ky organizim nga që jam dhe i vendit i Kumanovës, dhe më pëlqen shumë që po kanë një vend shqiptarët ku të mblidhen që të festojnë me po këngëtarë shqiptar, por edhe ne po gëzohemi kur po i shohim shqiptarët të bashkuar.

-Kumanova, Shkupi, Tirana apo Prishtina?

-Të katërta i kam për zemër, por normalisht, vendlindja është e para, në Prishtinë po jetoj tani dhe është shumë mirë, në Shkup vij me gjithë qejf, në Tiranë gjithashtu kështu që të katër qytetet nuk mund t’i ndaj.

-A është dedikim kënga “Malli”?

-Dedikim nuk është por aty afër…!

-Cili është grupi i preferuar i Bardhit në futboll?

-E ndjek futbollin anglez, jam me Mancester Cityn që 12 vite kështu që jam super tifoz.

-Me cilin reper nuk do të bashkëpunonit kurrë e me cilin do të donit të kishit një bashkëpunim?

Për dy vite i kam bërë diku 70 projekte, ndër të cilat 37 janë bashkëpunime. Tani kemi disa ide evropiane, prandaj do të doja një bashkëpunim me ndonjë emër internacional.