08/09/2024

Po vijon mbledhja e nënshkrimeve për kandidaturën e Bujar Osmanit për president.

Deputeti i BDI-së nga Likova, Berat Ajdari ka publikuar disa fotografi nga qendra rajonale e KSHZ-së ku një numër i madh i qytetarëve kanë nënshkruar në përkrahje të Osmanit për president të vendit.

“Sukses i garantuar për Bashkimin Demokratik për Integrim dhe kandidatin për President”, shkruan Ajdari.