24/02/2024

Bashkim Selmani, profesor universitar dhe njohës i çështjeve të sigurisë, vlerëson situatën në Kosovë në tri aspekte. Sipas tij, bota i ka falur Serbisë krimet dhe i ka dhënë legjitimitet në forma të ndryshme. Kjo sjellje nxit krime të vazhdueshme dhe është krim i organizuar me pamje shteti. Serbia shfrytëzon çdo hapësirë në interesin e saj, duke krijuar vështirësi për qytetarët në Ballkan.

“Destabilizim historik, nacional i gjendjes faktike dhe të gjitha vështirësitë që po krijohen qytetarëve në Ballkan, pikërisht është Serbia, ajo e cila në vazhdimësi çdo qindarkë ose çdo moment, çdo hapësirë e shfrytëzon në interesin e saj. Mirëpo kjo që dje ndodhi dhe mënyra e sigurisë, ne mund ta quajmë jo vetëm si akt terrorist, për arsye se, shteti ka dy momente bazë, është sistemi dhe vlerat nacionale, e në këtë rast është cenuar siguria, pavarësia, sovraniteti, rendi kushtetues, të drejtat e njeriut dhe integriteti territorial”.

Profesori Selmani thotë se në situata si ajo në Mitrovicë të Veriut, faktori ndërkombëtar duhet të marrë masa menjëherë. Sipas tij, serbët kanë më shumë të drejta në Kosovë. Në këtë rast, njerëzit e armatosur sulmojnë forcat e sigurisë.

“Dhe këtu në këtë rast, në këtë mes të futen në territor njerëz të armatosur dhe të cilët manipulojnë dhe të sulmojnë drejtpërdrejt forcat e sigurisë, kjo do të thotë që Serbia jo vetëm që në emër të mbrojtjes së serbëve, të cilët nëse ndonjë kombe ka të drejta në Kosovë, pikërisht janë serbët, p.sh edhe marrëveshja kur bëhet mes Serbisë dhe Shqipërisë dhe Kosovës, gjuha serbe është gjuhë Zyrtare, d.m.th këtu nuk diskutohet për të drejtat individuale, mirëpo është çrregullimi i sovranitetit dhe ndërhyrja e shtetit të Serbisë dhe këtu shumë mirë e din vet siguria, për arsye se KFORI është institucioni bazik me të cilën ruhen dhe siguron kufijtë e Republikës së Kosovës dhe të Serbisë”.

Profesori Selmani thekson se pa çështjet që kanë të bëjnë me njohjen reciproke mes shteteve të Kosovës dhe Serbisë, Ballkani nuk mund të aderojë në Bashkimin Evropian dhe situata nuk mund të stabilizohet.