0.8 C
Skopje

BDI dërmon të gjitha partitë tjera shqiptare

Bashkimi Demokratik për Integrim në këto Zgjedhje lokale ka dërmuar të gjitha partitë shqiptare pasiqë ka dal fituese absolute në të gjitha komunat në vend duke dalë kështu parti e parë në skenën politike shqiptare dhe e pamposhtur.

Rezultatet e fundit flasin për një ngritje jashtëzakonisht të madhe të BDI-së së Ali Ahmetit, duke lënë shumë mbrapa të gjitha partitë politike në vend.

Kështu, Bashkimi Demokratik për Integrim në këto zgjedhje lokale ka fituar 103.322 vota ndërsa ASH dhe AA kanë fituar 57.730 derisa Lëvizja Besa ka fituar 25.426 vota.

Kjo dëshmon qartë se Bashkimi Demokratik për Integrim është partia e cila ka fituar më së shumti vota në nivel republikan.