Јemi dëshmitarë që VMRO-DPMNE nëpërmjet ministrit teknik në Ministrinë e Punës
dhe Politkës Sociale, po rikthen politikat diskriminuese ndaj komuniteteve, e
posaqëqisht ndaj shqiptarëve.
Ditë më parë në televizon nacional i njejti ministër deklaroi që Qendrat Sociale në
mënyrë jo ligjore kanëe bërë shpërndarjen e ndihmvae sociale, e për habi shumica e
qendrave ishin qendra që funksionojnë në vendbanime të banuara me shumicë
shqiptare.
Gjithashtu ndaj punëtorëve social u drejtua me tone kërcënues se do të bartin
përgjegjësi, dhe se shfrytëzuesit e ndihmave sociale do të duhen t’i kthejnë mjetet e
marra financiare.
Fitimi i të drejtës për të qenë shfrytezues e secilës prej paketeve sociale kalon filtrin e
programit elektronik që quhet “Spil programi”. Asnjë punëtor social, nuk vendos dhe nuk
aproon të drejtën e ndihmave sociale pa miratimin e sistemit, andaj ata nuk mund të
jenë fajtorë. E aspak fajtor nuk mund të jenë qytetarët që janë kategoria e rrezikuar
sociale e të cilët aplikojnë për ndihme sociale dhe të njejtën ua mundëson vet sistemi i
krijuar.
Ditët e fundit Sistemi Spil po hasë në probleme, ndryshimi i të dhenave të qytetarëve
ndryshon nga momenti në moment, dhe e gjitha kjo ndodh 1 muaj para zgjedhjeve.
Pse ndodh pikërisht tani dhe kush e inskenon këtë situatë?
Presioni nëpërmjet ispektoratit dhe emailave nga ministria përkatëse po pengon punën
e punëtorëve social. Kjo formë e veprimit tregon qartë që VMRO-DPMNE nuk zgjedh
formë për të treguar mukujt, madje nuk llogarit as shtresen më të rezikuar sociale.
Ftojme ministrin e punës dhe politikës sociale që deri në azhurnimin e sakt të të
dhenave të terhiqet nga ky vendim, për ndryshe do të mund të konstatojmë se veprimi
është i qëllimshëem dhe tendencioz pikërisht nëe pragë të fillimit të fushatës zgjedhore.
https://www.facebook.com/watch/?mibextid=xfxF2i&rdid=MdHozkHOweyuBF0M&v=339349881972134