04/10/2024

Bashkimi Demokratik për Integrim vazhdon të jetë partia e parë dhe partia që gëzon mbështetjen më të madhe në bllokun politik shqiptar.
Këtë e dëshmoi edhe anketa e fundit e realizuar nga Instituti për Kërkime Politike (IPIS).

Sipas kësaj ankete, nëse nesër mbahen zgjedhje, BDI-ja e Ali Ahmetit do të fitonte 8.9% të votave duke lënë prapa koalicionin tre palësh, Besa, Alternativa, LD e cila sipas kësaj ankete gëzon pothuajse dyfish më të vogël, 4.6%.

Në kampin politik maqedonas sipas anketës, Lidhja Social Demokrate ka 10.3% të votave përdallim nga VMRO-ja që ka 28% të votave. Partia e tretë e përfshirë në këtë anketë në bllokun maqedonas është partia e Maksim Dimitrievskit që gëzon 4% të mbështetjes.