3.8 C
Skopje

BDI – Kumanovë reagon ndaj Dimitrievskit: Do ta pengojme iniciativën për lapidarin e branitellave

Bashmimi Demokratik për Integrim – dega Kumanovë

Reagim ndaj Kryetarit të Komunes se Kumanovës

Ne si degë e BDI-së Kumanovë jemi kundër veprimeve të kryetarit të komunës Maksim Dimitrievski i cili në vazhdimësi jep deklarata nëpër media, e që ngjallin indinjatë te qytetaret Shqiptar të Komunes së Kumanovës.
Deklarata e fundit dhënë për media, ku thotë se do të ngrise iniciative për ngritjen e një lapidari për branitellat, ne si subjekt jo që nuk do ta përkrahim por fuqishëm do mundohemi që me mjete ligjore në këshillin komunal ta pengojme nje iniciative të tillë.
I bëjmë apel kryetarit të komunes që të i qaset punëve për të cilat ka marë votat e qytetareve dhe të përmiresoj infrastukturen e qytetit.